Deti i bardhë – Letërsitë përreth Mesdheut

Home » Weisse Meer - Deti i Bardhë » Deti i bardhë – Letërsitë përreth Mesdheut

By elvana on September 29, 2013. No Comments

Festivali letrar „Deti i Bardhë – Letërsitë përreth Mesdheut“

 

weisse meer

Nën moton „Europa si hapësirë kujtese“, në datat 4 dhe 5 Tetor 2013, në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë në Tiranë, do të mbahet festivali ndërkombëtar i letërsisë: Deti i Bardhë – letërsitë përmes Mesdheut“. Tetë shkrimtarë dhe shkrimtare nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj. do të diskutojnë mbi gjëra që i bashkojnë dhe i ndajnë përreth Mesdheut: Lindita Arapi, Khaled Al-Khamissi, Arian Leka, Luljeta Lleshanaku, Fatos Lubonja, Ilma Rakusa, Hans-Ulrich Treichel dhe Agron Tufa.

Festivali letrar „Deti i Bardhë“ organizohet nga dy institucionet gjermane Allianz Kulturstiftung dhe Literarisches Colloquium Berlin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai vjen në Tiranë pas stacioneve të suksesshme në Berlin dhe Trieste. Në qendër të diskutimeve dhe leximeve me autorët do të jetë trajtimi i kujtesës kolektive në letërsi: në ç’mënyrë përpunohen përvojat totalitare dhe si e gjejnë ato rrugën për t’u futur në kujtesën letrare në secilin nga këto vende. Deti Mesdhe shërben në këtë proces si një element ndërlidhës midis Europës dhe kontinenteve apo rajoneve të tjera, pra, si një hapësirë sa politike, aq edhe poetike. Në rastin e Shqipërisë, pas rënies së diktaturës 40-vjeçare, Deti Mesdhe nënkuptonte shpresë për lirinë, e cila u ishte mohuar shqiptarëve në këto dekada. Për këtë dhe të tjera tema do të lexojnë nga veprat e tyre si dhe do diskutojnë me njëri-tjetrin autorët e ftuar. Aktiviteti do të përshëndetet nga Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro si dhe do moderohet nga tre profesionistë të fushës, Dhurata Shehri, Parid Teferiçi dhe Mimoza Hysa.

 

Hyrja është e lirë.

 

 

Bashkangjitur gjeni programin e detajuar të këtij aktiviteti.

 

E premte 04. Tetor 2013

 

Ora 18.00

Ceremonia e hapjes në praninë e ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi si dhe kuratores së këtij projekti znj. Christina Weiss.

 

Ora 18.30

Referimi kryesor nga Fatos Lubonja

 

Ora 19.00

Diskutim në podium me temë: „Europa si hapësirë kujtese“

Moderatore: Dhurata Shehri

 

 

E shtunë, 05. Tetor 2013

 

Ora 10.30 (Lexime)

Khaled Al Khamissi & Fatos Lubonja

 

Ora 12.00

Lindita Arapi & Arian Leka

 

Moderatore: Mimoza Hysa

 

Ora 13. – 17.00 Pushim

 

Ora 17.30

Luljeta Lleshanaku & Ilma Rakusa

 

Ora 19.00 Uhr

Hans-Ulrich Treichel & Agron Tufa

 

Moderator: Parid Teferiçi

 

DWM-POSTER.2

DWM_Faltblatt-3.03


Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni me:

Jonila Godole (Tiranë): jonila_godole@yahoo.de

Mandy Seidler (LCB): seidler@lcb.de

Michael Thoss (Allianz Kulturstiftung): michael.thoss@allianz.com

Leave a Reply