Mërzia e dheut – Ali Podrimja

MËRZIA E DHEUT

 

Shqipet fluturojnë nganjëherë

dhe ulët

Nuk ka kush u hap qiejt

Mbi krah u rëndon mërzia e dheut

 

(Ulqin, qershor 2004)

 

MUGËTI

 

Kur shndërrohesh në deponi

Pikën e bardhë kërkoje në Univers

 

Perënditë e vdekur zgjoi pastaj

Të shkunden lisat e gjatë

të Naimit

 

Dhe Majë Pashtrikut ngjitu

Plehu të mos ia shkojë rritës

 

(Ulpianë, maj 2004)

 

FUNDSHEKULLI

 

Kur dhuna

bëhet ligj

liria është afër

 

Njerëzit rrinë zgjuar

Natë as Ditë

s’tregon Ora

 

Rreth qafe me gishtërinj e vesh

e sy fëmijësh

hijet shndërrohen

në varr të gjallë

 

Liria s’është larg

kur ligji

bëhet dhunë

 

(Feldafing, qershkor 1992)

 

PËRFYTYRIMI

 

Dikund i kam parë këto fytyra

Dikund jam takuar me këta njerëz

Edhe këtë muzikë e kam dëgjuar

Vëllau im Aleksandër Moisiu ndoshta

Ma ka dërguar ndonjë kartpostale

Nga Salcburgu nga Vjena

Ose në ndonjë shirit filmi ka mbyllur

Tërë këtë madhështi shpirtërore

Të më trimërojë para Vdekjes

Këto fytyra i kam parë dikund…

 

(Salcburg, 1992)

 

MBYLLJA E LIBRIT TË TË VDEKURVE

 

E hëngrën tokën deri në varr

se erdhën të tjerët tevona

dhe i bënë

varr

 

(Feldafing, 5.5.1992)

 

CREDO

 

qeni leh

kur i bien dhëmbët

 

dhe thonë atëherë

se dreserët kohët e vështira i kujtojnë

Be Sociable, Share!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>