“Uliksi” i Xhejms Xhojsit – Daniel S. Burt

Mendoj se ky libër është shprehja më e rëndësishme e epokës moderne gjer më tash; është një libër të cilit të gjithë i detyrohemi, dhe prej të cilit askërkush prej nesh nuk mund të shpëtojë.

                                                          -T. S. Eliot, “Uliksi, Rend dhe mit”

 

Vetëm pak libra arrijnë të ndryshojnë menjëmend konceptin se çka është romani, se si mund të lexohet dhe kuptohet ai. Don Kishoti, Lufta dhe Paqja, Në kërkim të kohës së humbur, të gjithë këto romane e bëjnë këtë, dhe Uliksi duhet të përfshihet në këtë grup veprash. Uliksi mund të përshkruhet si një shpërthim imagjinate pasgoditjet e të cilit vazhdojnë të trandin. Tash tetëdhjetë vjetë pas botimit të Uliksi, ne jemi, sikurse thotë studiuesi i Xhojsit Riçard Ellman, “duke mësuar ende të jemi bashkëkohësit e Xhojsit, për me e kuptue përkthyesin tonë”. Ata që nuk e kanë lexuar atë që pa dyshim është romani më i famshëm i shekullit 20-të janë rritur të mësuar për ta parë Uliksin të shenjuar si një nga arritjet më madhore të romanit dhe shpesh vramenden prej lavdeve pafund ndaj librit, gjë që duket mbytëse dhe friguese për shkrimtarë ende të panjohur dhe të paangazhuar. Kundërshtarët e Uliksit mbështeten prej disa emrave të njohur. D. H. Lawrence shihte në libër “Kurrgjë tjetër pos një pune të madhe angarie dhe përzierje kërcejsh lakrash me citate nga Bibla dhe gjithëçfarë, rrasur në pijen e servirur prej një mendjembrapshtësie gazetareske të stërholluar.” H. G. Uells e quajti Uliksin “fund i vdekshëm”, dhe Virxhinia Woolf e etiketoi atë si “një libër për të paedukuar, për të fituar bukën e gojës… libri i një punëtori autodidakt”. Windham Lewis shihte vetëm në zbrazëti  thelbin e tij: “Një mungesë kuptimi, boshësi të përmbatjes filozofike, varfërinë e një mënyre të re dhe trazuese vëzhgimi”, ndërsa kritiku letrar Sovjetik Karl Radek e kritikonte rëndë romanin si shprehje zemërate “grumbull plehërash, përplot me krimba” Xhojsi është anatemuar si pornograf, anarkist, një estet i vetëkënaqur që përmbysi traditën e romanit duke lënë pas vetëm rrënojat e tij. Pasi dhunoi të gjitha hamendjet dhe konceptimet e romanit, Xhojsi e zëvendësoi atë që humbi prej kësaj me një mjeshtëri të shkëlqimtë teknike të përdorur kaq këmbëngulshëm deri sa edhe një mbështetës i tij si Ford Madox Ford-i ankohej se “Jam i prirur të mendoj se Zoti Xhojs po e çon metodën e tij drejt vdekjes”. Xhojsi vetë  i shërbeu nocionit që marrëdhënia mes romancierit dhe receptuesit kishte ndryshuar dhe se lexuesi duhet të ngrihet në nivelin e romanit të tij sfidues, duke e njëjtësuar lexuesin ideal si dikush që vuan “ prej pagjumësie ideale” dhe me gaz thoshte se ai përfshiu tek Uliksi “kaq shumë enigma dhe mistere që mund t’i mbajnë të zënë profesorët me punë shekuj me rradhë duke debatuar se çka kishte dashur të thoshte ai “Shumë sosh i kanë lënë studiuesit të vërdallosen, ndërsa kanë folur për teknikën e  mbajtjes së  vëmendjes së lexuesit në libra të ndryshëm që duke më shumë të ishin krijuar për t’u shijuar se sa studiuar, për t’u lexuar se sa rilexuar.

Është e kuptueshme kësisoj, që ata pjesa tjetër e të cilës nuk vihet në rrezik ose pasioni i të cilëve për mistere letrare nuk aq i mjaftueshëm sa të arrij të merret me Uliksin të kërkojnë konpensim të sigurtë për punën e tyre. Vendosja e Uliksit kaq lart në rendin e veprave ka të bëjë me bindjen se vlera madhore e tij nuk ka të bëj me guximin e saj, me aluzionet e mistershme, apo piroteknikat e tij stilistike por me statusin e saj si një nga dokumentet e epërme njerëzore në të gjithë letërsinë. As një ditë tjetër nuk është përshkruar kaq në mënyrë të plotë dhe të ndritshme sa 16 qershori 1904, ashtu si asnjë romancier tjetër krijoi një protagonist më të madh se sa Leopold Bloom-in, të cilin kritiku Harold Bloom-i e quajti “figura më e plotë në fiksionin modern, në mos me të vërtetë në të gjithë fiksionin perëndimor”. Si thelb i romanit është një përceptim i pashoq i shumlarmishmërisë së jetës vetë. Si një nga realistët e provuar të romanit, Xhojsi kuturisi më tej se kushdo që kishte provuar më parë në labirintin e ndërlikuar të përvojës moderne, ndërsa si një nga simbolistët e epërm të romanit për të hedhur dritë mbi shembujt e pafundmë të tokësorë të ekzistencës me domethënie universale. Romanet më të mëdha – Don Kishoti, Lufta dhe Paqja, Në kërkim të kohës së humbur, Shtëpia Zymtane- janë të gjitha raste të vecanta që sintetizojnë gjithçka që ekzistonte para tyre dhe krijojnë  fundekrye konstrukte të reja të fiksionit. Uliksi përbën një arritje të këtillë, një kremtim paradoksal, çoroditës, dhe të lavdishëm të aftësisë së romancierit për të nxjerrë kuptim prej kaosit, duke ripërkufizuar në mënyrë të skajshme mënyrat dhe metodat e krijimit të romanit.

Fjalët e fundit të Uliksit, duke pasuar “Po-në” jetëafirmuese të Molli Blum-it formojnë vijën: Trieste-Zyrih-Paris, 1914-1921, duke dëshmuar një odise letrare jo më pak me lakadredha dhe dinake se heroi epik modern i Xhojsit.  Xhojsi mrekullohej prej Odisesë së Homerit qysh në fëmijërinë e tij dhe e shihte temën e udhëtimit të kthimit të Odisesë si “ më të bukurin, gjithëpërfshirës…madhor, më njerëzor, se ai i Hamletit, Don Kishotit, Dantes, Faustit…më njerëzorin në letërsinë botërore.” Pasi eksperimentoi në tregimin “ Hiri” duke të ndërmendur Komedinë Hyjnore të Dantes duke përdorur një metodë strukturore përqeshëse kinse heroike. Xhojsi filloi të ndërkëmbej tiparet e epikës së Homerit nëDublin në një ditë të vetme qershori më 1904, duke paraqitur si Uliksin e tij, një agjent reklamash gazetash i shtresës së mesme. Tek i shkruan një miku më 1920 në mbarim të romanite i cili ishte zgjeruar në këndvështrim dhe thelluar me një metodë eksperimentale të përpunuar, Xhojsi komentoi që “Personazhi i Uliksit gjithmonë më ka mrekulluar – qyshkur isha fëmijë. Imagjinoni, para pesëmbëdhjetë vjetësh unë fillova ta shkruaj atë si një tregim për Dublinasit! Kam punuar për shtatë vjet me këtë libër- djalli e marrtë! Gjithashtu është një lloj enciklopedie. Qëllimi im është ta zhvendos mitin sub specie temporis nostri. Cdo lloj aventure (çka do të thotë, çdo orë, çdo organ, çdo art i ndërhturur dhe ndërlidhur me skemën strukturore të së tërës) duhet jo vetëm të kushtëzoj por madje të krijoj teknikën e tij.” Nëpërmjet një modelimi të ndërlikuar  korrespondencash, paralelizmash, dhe kundërtish, Xhojsi shpërfaq aktivitetet dhe përvojat jo dramatike të tre personazheve kryesorë- të Uliksit, Leopold Bloom-it, Telemakut të tij, Steven Dedalus, dhe të Penelopës së tij Molly Blum një barasvlerëse moderne e epikës homerike, një dokumentar gjithëpërfshirës dhe përmbledhje simbolike e një kohe, vendi, dhe kulture. Më së mbrami duke u botuar nëParis në 40 vjetorin e tij më 1922, Uliksi për bënte një success de scandale. I ndaluar për t’u botuar dhe shpërndarë në Britaninë e madhe dhe SHBA ngase quhej i ndyrë. Uliksi do të ushtronte për më shumë se një dekadë ndikimin e tij revolucionar me anë të kopjeve të paligjshme deri në vendimin e njohur të gjykatësit lokal Amerikan John W Woolsey, i cili, duke deklaruar se “ ndërsa në disa vende efekti i Uliksit te lexuesi është deri diku purifikues, askund nuk duket të jetë afrodiziak,” bëri që të heq shtrëngimet e përdoruara kundrejt romanit dhe hapi rrugën për botimet në Amerikë dhe mandej ato Britanike.

Lexuesit e parë u trandën nga realizmi i madh i romanit, ndërkohë që Uliksi pushtonte territore që më parë shiheshin si të pakapshme për romancierin. Për shembull, ne shohim heroin e romanit, në rutinën e tij mëngjezore. Më vonë Bloom do të masturboj tek kqyr një grua të re për së largu, dhe romani mbyllet me monologun e brendshëm të Molly Bloomi-t tek ndërmend historinë e saj seksuale, në të cilën është përfshirë marrëdhënia e saj me Blazes Boylan, të cilën ajo e kishte mirëpritur në shtratin e vet  do kohë më parë po atë ditë. Sidoqoftë, më shokuese, se sa le të themi, se çdo paraqitje e pakufizuar seksuale ose fizike, është është mënyra se si i paraqet Xhojsi mendimet, shoqërizimet dhe ndjenjat e tyre, të cilat duket të jenë të paredaktuara dhe të përzgjedhura tek rrjedhin me anë të teknikës së famshme të përroit të ndërgjegjes  me të cilin ai eksperimentoi në Portreti i artistit në rini. Tek Uliksi kapituj të tërë regjistrojnë logjikën e ndërlikuar shpeshherë çoroditëse të personazheve të tij, ndërsa të dhëna të jetës urbane janë të përziera me kujtesën dhe emocionin. Duke shmanguar pengesën kufizuese të narratorit të gjithëdijshëm, Xhojsi merret me personazhet e tij, në një mënyrë shumë origjinale, në të cilën gjërat e rëndomta njerëzore dhe rrjeta e ndërlikuar e vetë ndërgjegjes arrin të clirohet në mënyrë përtëritëse dhe sfiduese. Bloom-i është, kësisoj, një zëvndësues i vërtetë i Uliksit heroik, i cili rrok admirimin e lexuesve pavarësisht nga talenteve të tij mesatare, dështimeve të dukshme, statusit të tij prej burri të tradhëtuar faqe botës, dhe arritjeve të tij asfare madhore gjatë  kësaj dite të rëndomtë.

Është bash kjo rëndomtësi më se e zakonshme që e huton dhe më së fundi ia arrin të mbaj pezull lexuesin e romanit. Në një libër aq voluminoz, ku pothuajse nuk ndodh askurrgjë për me u mbajt mend, ndërkohë që Xhojsi i taks vetes sfidën e të përfshirit të lexuesve të tij në aktivitetetet më pak dramatike të mundshme të personazheve të tij, bashkë me të dhëna specifike të jetës qytetare të Dublinit. Xhojsi mund të shpallte me kreni se nëse Dublini do të shkatërrohej, libri i tij mund të përdorej fare mirë për rindërtimin e tij. I formësuar në tetëmbëdhjetë episode pa numra, romani procedon kronologjikisht nëpër një ditë të gjatë qershori ç’prej mëngjezit gjer në mbrëmje. Secili segment është është njësi kalime dhe lidhje të shmangura prej njërës tek tjetra të cilat duhet të bëhen nga një lexues i cili duhet të luaj një rol aktiv në bashkimin e pjesëve të romanit. Tre episodet e para të romanit ndjekin aktivitetet e mëngjezit të riut Stephen Deadalus, historia e të cilit rimerret prej Portret i artistit në rini pas ekzilit të tij të dështuar parizien. Stephen-i paraqitet i tëhuajësuar gjithnjë e më shumë prej miqve të tij, prej brezave më rinj dhe më të vjetër në shkollën ku punon, dhe më së fundi prej vetë botës. Vazhdimisht introspektiv, Stephen luhatet në atdheun e tij Irlandez, duke mos zotëruar mënyrën për të kapërcyer hendekun e një izolimi torturues. Në skemën homerike që modelon romanin, ai është biri në kërkim të të atit për të siguruar atësinë dhe të drejtën e trashëgimisë, Telemaku në kërkim të Uliksit është Leopold Bloom-i, e kundërta e Stephen-it, i cili në rrugë thelbësore mbush boshin ndjenjor të përceptimit të pamëshirshëm abstrakt të Stephen-it, dhe shërben si ati zëvendësues, surrogat. Gjatë ditës së tij Bloom-i do ta shoh veten në një odiseadë rrethore prej kohës kur largohet prej shtëpisë së tij me punë të ndryshme nëpër qytet, duke përfshirë pjesëmarjen në funeralin e një miku, konfrontimin me një nacionalist armiqësor Irlandez në një bar, vizitën në një maternitet, dhe së fundi shpëtimi i Stephen-it prej shthurjes gjatë një mbrëmjeje. Megjithëse përroi i ndërgjegjes është qendërboshti i strategjisë narrative të Xhojsit në roman ka eksperimente të tjerë të vlertë që filtrojnë përvojat e personazheve nëpërmjet ligjërimit gojor që u përafrohen reportazheve të gazetave, një kompozim në formë fuge, montazhi, një parodi e zhvillimeve të prozës angleze, dramës ekspresioniste, dhe pyetje- përgjigjeve kinse shkencore. Cdo pjesë është projektuar për të zgjeruar ngjarjet e 16 Qershorit, 1904, në një domethënie më të madhe. Sikurse epika moderne poetike e T.S.Eliotit “Tokë e shkretë” (1922) e cila i ngjan Uliksit, Xhojsi jep një përkufizim të ri të narrativës në të cilëm vijueshmëria dhe kuptimi nxirren jo në mënyrë lineare me anë të akteve dreamatike, por nëpërmjet stukturave verbale të ndërlikuara, të fragmentuara, aluzioneve dhe asociacioneve.

Përgjatë ditës, udha që përshkon Steven kryqëzohet me atë të Bloom-it, the lakorja dramatike e romanit shkon drejt një kulmi në shtwpinw publike tw Bella Coheni-t, ku ndjesia e fajit të të Steven-it mbi vdekjen e të ëmës dhe e Bloom-it për vdekjen e të birit do të krijoj një lloj afërsie. Stiveni e shoqëron Bloom-in në rrugën 7 Eccles por nuk i jepet tundimit për të ndenjur pas ofertës së Bloom-it. Romani mbyllet me Bloom-in e kthyer në shtrat me të shoqen, me mendimet përmbyllëse afirmuese të Mollit për të  shoqin, kthimin e pabujë, triumfues dhe fitoren e heroit dikur  të shpërngulur dhe endacak. Bloomi mund të ket statusin e heroit jo për shkak të ndonjë arritjeje të domethënshme, në rrethana që nuk varen nga ai, e sheh veten në rolin e një të huaji dhe budallai, por për shkak të humanizmit, kureshtjes së këmbëngulëse dhe rropatëse ashtu si dhe pëfshirjes në ndërlikueshmërinë e shumëfishtë të përvojës  nëpër të cilën Xhojsi e bën të ket përgjatë ditës. Është më së fundi pasuria e kësj përvoje që e bën Uliksin një triumf të tillë romanor. Pak romane të tjera kanë depërtuar kaq në mënyrë intime ose kaq habitshëm në thellësi të ndërgjegjes dhe kaosin e jetës moderne. Uliksi vërteton faktin se jeta e zakonshme shfaq një domethënie epike nëpërmjet fuqisë dhe gjenisë së një romancieri i cili i çkyq të fshehtat e tij dhe gjurmon modelet universale.

 Përktheu: Granit Zela

Be Sociable, Share!

Leave a Reply